Lajmėrimet:
Language: English
     
FAKULTETI JURIDIK KRIMINALISTIKE BA Print E-mail

FAKULTETI JURIDIK
PËRSHKRIMI I FAKULTETIT

Fakultetet juridike në mbarë botën kanë një rëndësi të veçantë. Ato luajnë një rol të veçantë me vëtë faktin se jo vetëm që përgatitin kuadro të rinj nga fusha e jurispidencës, por luajnë një rol krucial në funksionimin e vetë organeve ligjdhënëse dhe të gjykatave shtetërore.
Objektiva bazë e Fakultetit Juridik pranë universitetit “Dardania” është përgatitja e kuadrove të reja që do të punojnë në suaza të aparturës shtetërore, por edhe në bizneset private. Kjo gjithsesi që nuk mundet të arrihet vetëm nëpërmjet procesit arsimorë, por nevojitet një ndërlidhëshmëri praktike midis teorisë dhe praktikës.
Fakulteti Juridik pranë Universitetit “Dardania” ka shumë qëllime, si:
 Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes.
 Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe fakultete tjera juridike në vend
 Dhënia e kontributit në zhvillimit e sistemit juridik në Kosovë
 Përcjellje e trendeve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës
 Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të jurisprudencës etj.
Në suaza të Fakultetit juridik pranë universitetit “Dardania” funksionojnë dy departamente edhe atë: departamenti i përgjithshëm dhe ai i kriminalistikës.

KRIMINALISTIKË
PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT

Ky program ka për qëllim të ju ofroj studentëve edukim në kriminalistikë që plotëson standardet më të larta kombëtare, që i përgatitë ata të mendojnë në mënyrë kritike për problemet e krimit dhe drejtësinë si qytetar, dhe t’u mundësoj atyre te performojnë në mënyrë efektive në arenën e kriminalistikës si punëtore. 
Programi njeh që krimi ështe një fenomen kompleks, duke përfshire krimet tradicionale sic janë vrasja, dhunimi, vjedhja, dhe rrëmbimi, si dhe problemet e reja të njohura siç jane dhuna familjare, krimet e urrejtjes dhe shkeljet organizative siç jane krimet e mjedisit, krimi i korporatave dhe krimi politik.  Programi gjithashtu ështe në dijeni që ndjekja e drejtësis përfshine jo vetem sistemin sanksionues kriminal të policies, gjykatave dhe korrigjimeve, por edhe çështjet e drejtësis shoqërore dhe një mori institucionesh tjera dhe aktivitete siç jane sistemet rregullative, e drejta civile dhe administrative, zgjedhja alternative e çështjeve, sigurimi privat dhe kontrolli social joformal.   Në program merret parasysh se çështjet e krimit dhe drejtësisë janë komplekse dhe tema kontraverze ndaj të cilave mund të ketë interpretime dhe qasje të ndryshme. Si rezultat programi është i përqëndruar ndaj një mjedisi të hapur intelektual që nxit mësimin dhe bursat nga shumëllojshmërija e perspektivatve teorike dhe metodologjive hulumtuese.

Rezultatet e Mesimnxenies:
Të diplomuarit e Kriminalistikës do të jene ne gjendje të:
• Përshkruajnë lloje të ndryshme të sjelljes penale.
• Ekzaminojne ë drejten penale pasi që ka të bëjë me procesin hetues dhe gjyqësor.
• Identifikoj problemet e zbatimit të ligjit, në mbrojtjen e të drejtave Kushtetuese të atyre të përfshirë në procesin e dënimit.
• Analizojne teorikisht qështjet e drejtesisë
• Vleresoj kualitetin e raportimit të hulumtimit të drejtësisë
• Njohin lidhjen ndërsjellëse në mes të forcave shoqërore dhe drejtësisë. 
• Kuptojnë rëndësin e etikes dhe sjelljes etike në arritjen e drejtësisë
• Lexojnë, interpretojnë dhe ri-afirmojnë kuptimin e statuteve ligjore, rasteve ligjore të ndërlidhura, dhe dispozitave ligjore.

 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)