|
FAKULTETI JURIDIK PËRSHKRIMI I FAKULTETIT Fakultetet juridike në mbarë botën kanë një rëndësi të veçantë. Ato luajnë një rol të veçantë me vëtë faktin se jo vetëm që përgatitin kuadro të rinj nga fusha e jurispidencës, por luajnë një rol krucial në funksionimin e vetë organeve ligjdhënëse dhe të gjykatave shtetërore. Objektiva bazë e Fakultetit Juridik pranë universitetit “Dardania” është përgatitja e kuadrove të reja që do të punojnë në suaza të aparturës shtetërore, por edhe në bizneset private. Kjo gjithsesi që nuk mundet të arrihet vetëm nëpërmjet procesit arsimorë, por nevojitet një ndërlidhëshmëri praktike midis teorisë dhe praktikës. Fakulteti Juridik pranë Universitetit “Dardania” ka shumë qëllime, si: Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes. Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe fakultete tjera juridike në vend Dhënia e kontributit në zhvillimit e sistemit juridik në Kosovë Përcjellje e trendeve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të jurisprudencës etj. Në suaza të Fakultetit juridik pranë universitetit “Dardania” funksionojnë dy departamente edhe atë: departamenti i përgjithshëm dhe ai i kriminalistikës. I PËRGJITHSHËM PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT Ky program ju ofron studenteve tane mundesi te pergatiten per pjesemarrje aktive dhe efektive si profesionist ne keshillime ligjore, mbrojtje dhe vendim-marrje. Studentet tane jane te pergatitur qofte konteksti gjykate ose seance ligjore, zyre e avokatures, agjencion shteteror, qender komuniteti ose tryezë nderkombetare. Studentet inkurajohen te studiojne drejtesin dhe institucionet ligjore si pjese integrale e sistemeve shoqerore, politico-ekonomike dhe ekologjike. Teknikat e mesimit perfshine “Metoden e Sokratit” (ku ligjeruesi ne menyre rigoroze merr ne pyetje individualisht studentet ne grupe te medha), leksione, mesime te bazuara ne probleme, seminare, diskutime joformale ne grupe te vogela, fusha te mbikeqyrura ne menyre individuale dhe projekte hulumtimi, dhe nje mori metodash eksperimentuese. Komponentat “Klinike” ne formë te vertete ose te simuluara te detyrave te juristeve, jane nje pjese esenciale e programit. Puna ne grupe te vogela, vecanerisht ne vitin e pare eshte e organizuar rreth problemeve te supozuara te klientit. Seminaret ne grupe te vogela dhe takimet pune klinike ne vitin e dyte dhe te trete ju mundesojne studenteve te zhvillojne aftesi te juristeve ne fushat me interesim per praktiken e tyre. Rezultatet e mesimnxenies Te diplomuarit ne Fakultetin Juridik do te jene ne gjendje te: • Kuptojne parimet fundamentale te Procedures Civile, Kontratave, Ligjit Penal, Pronesise, Struktures se Kushtetutes, Pergjegjesise Profesionale, dhe nje mori lendesh fakultative. • Angazhohen ne analiza ligjore, prova dhe zgjidhje te problemit. • Zbatojne hulumtime ligjore. • Komunikojne me efekt ne menyre efektive verbale dhe orale ne lidhje me ceshtjet ligjore. • Njohin dhe zgjidhin ceshtjet etike nga pikepamja etike, morale dhe religjioze. • Mbeshtesin argumentet me evidence perkatese dhe adekuate.
|