Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja
Universiteti
Dardania nė strukturėn organizative tė fakulteteve e ka tė sistemuar edhe
Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, i cili tash pėr tash ofron studime nė programin
e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze.
Njėri nga
prioritetet e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja ėshtė pėrfshirja e tyre nė ato
nivele zhvillimore nė drejtim tė realizimit tė programeve sa mė atraktive dhe sa
mė tė mira, tė cilat gjeneratave tė reja do tu ofrojnė njė arsimim bashkėkohor
dhe njė shkallė mė tė afėrt dyerve tė botės sė shkencės.
Sot tė gjitha
vendet anė e mbanė rruzullit tokėsor janė pėrfshirė nė rrjedha tė fuqishme tė
proceseve gjithėintegruese tė globalizimit. Ekonomitė e vendeve me teknologji
mė tė zhvilluar janė vende mė me ndikim nė ekonominė dhe politikėn botėrore. Nė
mėnyrė qė tė rinjtė tė jenė nė hap me kėto ndryshime, Universiteti Dardania
me planin e saj zhvillimor synon tė ofrojė studime cilėsore tė gjuhėve tė
vendeve mė me ndikim nė botė, siē janė studimet e anglistikės, tė
gjermanistikės, e tė romanistikės.
Synimi
primar i kėtij fakulteti, sidomos pas mėvetėsimit tė vendit, ėshtė qė pėrmes
kėtyre programeve tu mundėsojė studentėve njė formim profesional dhe
bashkėkohor nė kėto fusha studimesh. Funksionimi efikas i kėtij fakulteti do tė
mbėshtetet parėsisht nė studimin e gjuhėve dhe shkathtėsive gjuhėsore dhe
njohurive pėr gjuhėt, ndėrkaq studimi i letėrsisė kulturės dhe civilizimit
anglo amerikan do tė kontribuojė nė thellimin e njohurive pėr gjuhėt. Ky synim
i kėtij fakulteti do tė ishte i njė rėndėsie tė vecantė pėr Kosovėn si njė shtet
i cili synim parėsor ka anėtarėsimin nė institucione dhe organizata
ndėrkombėtare.
Tė
studiuarit e gjuhėve tė huaja paraqet njė sfidė, por edhe kėnaqėsi tė lartė pėr
gjeneratat e reja nė Kosovė, pasi qė vetėm nė kėtė formė do tė jemi nė rrjedhėn
e integrimeve euroatlantike. Tė studiuarit e gjuhėve tė huaja nga studentėt
kosovarė paraqet rrugėn mė tė sigurt drejt plotėsimit tė kritereve nė
rrugėtimin tonė drejtė Evropės sė bashkuar. Sė kėndejmi, Fakulteti i Gjuhėve tė
Huaja i ka qėllimet vijuese:
- tė
pėrgatitė kuadro profesionale pėr tregun e punės, tė cilėt, tė pajisur me
njohuri dhe shkathtėsi tė nivelit tė lartė, do tė jenė tė aftė tė pėrballen
dhe ti tejkalojnė sfidat e komunikimit bashkėkohor;
- tė pėrgatitė kuadro profesionale tė
pajisur me njohuri tė nivelit tė lartė pėr vlerat kulturore dhe
civilizimin e popujve pėrkatės qė do tė japin kontributin e tyre nė
komunikimin ndėrkulturor;
- tė
pėrgatitė kuadro me potencial pėr ngritje tė mėtejme profesionale, tė krahasueshėm
me nivelin e kolegėve tė tyre nė hapėsirėn evropiane, nė SHBA e gjetiu.
Drejtimi
Gjuhė dhe Letėrsi Angleze
Studimet
universitare nė pėrgjithėsi kanė pėr qėllim aftėsimin e studentėve pėr
ushtrimin e profesionit tė ardhshėm. Me realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė,
gjuha angleze ėshtė bėrė gjuhė e parė komunikimi; rrjedhimisht njohja e kėsaj
gjuhe dhe kulture krijon mundėsi mė tė mėdha pėr integrim nė tregun e punės.
Studimet nė Drejtimin
Gjuhė dhe Letėrsi Angleze nė nivelin Bachelor zgjasin gjashtė semestra dhe
brenda tij janė harmonizuar tri fusha kyēe studimesh: Gjuha dhe komunikimi,
letėrsia, dhe kultura e qytetėrimi angloamerikan. Kėto fusha pastaj zbėrthehen
nė lėndėt e veēanta qė zhvillojnė dhe thellojnė shkathtėsitė gjuhėsore tė
studentėve, qė i aftėsojnė pėr komunikim tė rrjedhshėm.
Pėrveē aspektit
pragmatik, studentėt e kėtij programi do tė pajisen edhe me njohuri tė
thelluara pėr nivele tė ndryshme tė sistemit gjuhėsor tė gjuhės angleze pėrmes
lėndėve: gramatikė e gjuhės angleze, fonetikė, morfologji, sintaksė,
leksikologji. Tėrėsia e studimeve tė letėrsisė ofrohet pėrmes lėndėve qė
paraqesin periudhat mė tė rėndėsishme letrare, duke i shtuar edhe komponentin e
qytetėrimit angloamerikan, qė shtjellohet si lėndė e veēantė.
Lėndėt zgjedhore
nė kuadėr tė programit Gjuhė dhe Letėrsi Angleze synojnė tė ofrojnė njohuri dhe
shkathtėsi shtesė dhe tė zgjerojnė spektrin e dijes sė studentėve. Pėrmes tyre
studentėt do tė pajisen me njohuri dhe shkathtėsi nė fusha mė tė ngushta
profesionale sipas nevojave dhe afiniteteve tė tyre, siē janė: pėrkthimi (teori
dhe praktikė e pėrkthimit, pėrkthim joletrar, pėrkthimi simultan dhe
konsekutiv), pėrdorimi i gjuhės pėr komunikim pėr qėllime specifike (
anglishtja pėr biznes, ekonomi, jurispodencė, etj).
Pėr
tė qenė mė tė pėrgatitur pėr ta mbajtur hapin me nevojat e kohės, ky program u
ofron studentėve edhe modulet e gjuhės shqipe, tė gjuhės gjermane e gjuhės frėnge me qėllim
tė rrumbullakimit tė njohurive gjuhėsore dhe tė aftėsimit tė tyre pėr tė qenė konkurrent
dhe adaptabil nė tregun e punės.
Pas pėrfundimit
tė suksesshėm tė kėtij programi studentėt do tė jenė nė gjendje:
- tė
komunikojnė rrjedhshėm dhe me pėrpikėri nė nivel tė avancuar si me shkrim
ashtu edhe me gojė me folėsit burimorė dhe joburimorė tė gjuhės angleze;
- tė
dėshmojnė njohuri tė nivelit tė lartė tė sistemit gjuhėsor dhe aftėsi pėr
aplikim tė njohurive tė tyre nė praktikė nė forma dhe nivele tė ndryshme
komunikimit publik;
- tė
pėrkthejnė tekste tipash tė ndryshėm, si tė shkruara ashtu edhe tė folura,
si dhe tė ndėrmjetėsojnė pėr ta lehtėsuar komunikimin mes palėve
anglishtfolėse dhe joanglishtfolėse;
- tė
dėshmojnė nivel tė lartė tė njohurive pėr ngjashmėritė dhe dallimet
kulturore dhe tė ndėrmjetėsojnė pėr lehtėsimin e komunikimit ndėrkulturor.
Qėllimi
pėrfundimtar i studimeve universitare nė Drejtimin Gjuhė dhe Letėrsi Angleze
ėshtė pėrgatitja e kuadrove pėr tė marrė titullin Bachelor i Gjuhės Angleze. Pėr
tė fituar titullin Bachelor i Gjuhės Angleze, studenti duhet tė akumulojė 180
pikė kredite, dhe tė pėrfundojė provimet e parapara me planin dhe programin
studimor. Studimet pėrfundojnė me mbrojtjen publike tė punimit tė diplomės para
komisionit.
Pas pėrfundimit
tė studimeve nė kėtė drejtim, tė diplomuarit
do tė mund tė punėsohen nė organizata tė ndryshme qeveritare dhe
joqeveritare, administratė publike, kompani tė ndryshme publike e private qė
ushtrojnė veprimtari ekonomike, ndėrmarrje tregtare e shėrbyese, qė kanė
raporte ose klientė ndėrkombėtarė, ku kėrkohet qoftė komunikimi nė gjuhė angleze,
qoftė ndėrmjetėsimi me qėllim lehtėsimi tė komunikimit mes palėve
anglishtfolėse dhe joanglishtfolėse.
Diploma
Bachelor i Gjuhės Angleze u mundėson studentėve tė diplomuar nė kėtė drejtim
vazhdimin e ngritjes akademike dhe profesionale dhe tė drejtėn e regjistrimit nė
studimet e nivelit Master.