|
FAKULTETI EKONOMIK PERSHKRIMI I FAKULTETIT Fakulteti ekonomik pranë Universitetit Dardania është themeluar me qëllim që t’i aftësojë studentët për një karrierë të sukseshme në rrethanat e reja të funksionimit të ekonomisë nacionale kosovare. Programi është dizajnuar asisoji që të mundësojë që studentët të pajisen jo vetëm me njohuritë teorike, por edhe me mënyra për implementim të të njëjtave. Fakulteti Ekonomik pranë universitetit Dardania synon që gjatë periudhës së ardhshme afatmesme: Të bëhet një nga Fakultetet Ekonomike më të sukseshme të regjionit Programet e veta programore edhe më shumë t’ua afrojë nevojave të sektorit privat dhe publik si dhe ta përforcojë bashkëpunimin me të njëjtit; Ta përforcojë bashkëpunimin me universitete e renomuara evropiane dhe amerikane, por edhe me ato të regjionit; Të jep kontribut maksimal për integrimin ekonomik të vendit në strukturat ekonomike botërore Fakulteti Ekonomik pranë universitetit Dardania ka disa qëllime kryesore që njëherit paraqesin edhe parime bazë të funksionimit të tij, si: Përkushtimin e strukturave menaxhuese të fakultetit, stafit akademik dhe atij administrativ për të siguruar një proces arsimor që do të përmirësohet në kontinuitet Të krijojë programe studimore për studime të ciklit të parë dhe të dytë që në tërësi do të jenë kompatabile me programet e ofruara nga ana e fakulteteve me renome botërore Vendosja e bashkëpunimit afatgjatë me instituione të renomuara arsimore dhe shkencore të regjionit dhe më gjerë Përmirësim permanent të kushteve për punë dhe studime në fakultet Pajisje permanente e bibliotekës me titujt më të ri botërorë nga fusha e ekonomisë Dhënia e përkrahjes profesionale dhe shkencore për organizatat e biznesit dhe administratës shtetërore të Republikë së Kosovës Krijim i mundësive për udhëtime studimore të stafit akademik me qëllim të perfeksionimit të diturive në universitete me renome jashtë vendit Organizimi i konferencave shkencore në të cilat do të diskutohen nga ana e ekspertëve të vendit dhe të huaj problemet kyçe me të cilat ballafaqohet ekonomia nacionale kosovare dhe gjetje e mënyrave për një përballim më të lehtë me të njëjtat Programet studimore të Fakultetit Ekonomik në Univerzitetin Dardania në Prishtinë i ndjekin ndryshimet dinamike të mjedisit ekonomik dhe janë të dizajnuara asisoji që ti bëjnë ballë nevojave për kompetenca, dituri dhe shkathtësi të reja të kuadrove të rinj. Fakulteti ekonomik pranë Univerzitetit Dardania organizon tre programe studimore edhe atë: Administrim Biznesi, Menaxhment dhe Informatikë dhe Banka, Financa dhe Kontabilitet. MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PERSHKRIMI I DEPARTAMENTIT Ky program i pajisë studentet me përgatitje të gjerë për karriera të ndryshme në menaxhment në industri, biznes dhe shërbime publike. Ky program gjithashtu reflekton rritjen gjithnjë më të madhe të rëndësisë që menaxhimi i informatave dhe teknologjia informative kanë në karrieren menaxheriale. Programi zhvillon njohuri të gjera të proceseve dhe stileve të menaxhmentit dhe kontekstin e vendimeve të biznesit, që do të përgatis të diplomuarit për punësim në linja të menaxhmentit, si specialist të funksioneve apo administrim të përgjithshem në sektorin privat apo publik. Nje vecori dalluese e ketij programi eshte qe ne dy vitet e para studentet do te njoftohen me mjedisin ligjor, financiar, ekonomik dhe organizativ brenda te cilit menaxheret dhe organizatat duhet te operojne. Ky program u ndihmon studenteve tane qe te zhvillojne aftesi komunikuese me shkrim dhe verbale, si dhe u ofron atyre mundesi te rrisin aftesit te tyre per te punuar ne grup. Veçoria e dytë dalluese e këtij programi është rëndësia që i jipet rolit të teknologjisë informative dhe qasjeve kuantitative në menaxhmentin modern. Ky program u ndihmon studentëve të zhvillojnë aftësitë bazike në informatikë, gjë që do t’u mundësoj atyre të vlerësojnë rolin diminant të sistemeve të informatave në organizatë. Ky program gjithashtu i inkurajon ata që të zhvillojnë aftësit e tyre analitike dhe në zgjidhjen e problemeve, në mënyrë që të mund të ballafaqohen me marrjen e vendimeve komplekse. Rezultatet e Nxenies Te diplomuarit në Menaxhment dhe Informatikë do te jenë në gjendje të: • Paraqesin njohuri të fushave funksionale të menaxhmentit, ekonomisë, marketingut, teknologjisë informative, resurseve humane dhe financave • Paraqesin njohuri të mjedisit ligjor dhe shoqëror të biznesit • Paraqesin njohuri të mjedisit global të biznesit • Tregojnë aftësi për të aplikuar njohuritë e koncepteve të biznesit dhe funksioneve me mënyrë të integruar • Kuptojnë problemet e menaxhmentit nga pikëpamja e përgjithshme • Vlerësojnë sjelljen, kulturën dhe strategjinë e biznesit Lista e profesioneve që lidhet me të Diplomuarit në Menaxhment dhe Informatikë Diploma në Menaxhment dhe Informatikë u ofron studentëve tanë një bazë të gjerë të aftësive për çdo karrierë në menaxhment të industrisë, biznesit dhe shërbimeve publike.
|