FAKULTETI EKONOMIK PERSHKRIMI I FAKULTETITFakulteti ekonomik pranë Universitetit Dardania është themeluar me qëllim që t’i aftësojë studentët për një karrierë të sukseshme në rrethanat e reja të funksionimit të ekonomisë nacionale kosovare. Programi është dizajnuar asisoji që të mundësojë që studentët të pajisen jo vetëm me njohuritë teorike, por edhe me mënyra për implementim të të njëjtave. Fakulteti Ekonomik pranë universitetit Dardania synon që gjatë periudhës së ardhshme afatmesme: • Të bëhet një nga Fakultetet Ekonomike më të sukseshme të regjionit • Programet e veta programore edhe më shumë t’ua afrojë nevojave të sektorit privat dhe publik si dhe ta përforcojë bashkëpunimin me të njëjtit; • Ta përforcojë bashkëpunimin me universitete e renomuara evropiane dhe amerikane, por edhe me ato të regjionit; • Të jep kontribut maksimal për integrimin ekonomik të vendit në strukturat ekonomike botërore Fakulteti Ekonomik pranë universitetit Dardania ka disa qëllime kryesore që njëherit paraqesin edhe parime bazë të funksionimit të tij, si: • Përkushtimin e strukturave menaxhuese të fakultetit, stafit akademik dhe atij administrativ për të siguruar një proces arsimor që do të përmirësohet në kontinuitet • Të krijojë programe studimore për studime të ciklit të parë dhe të dytë që në tërësi do të jenë kompatabile me programet e ofruara nga ana e fakulteteve me renome botërore • Vendosja e bashkëpunimit afatgjatë me instituione të renomuara arsimore dhe shkencore të regjionit dhe më gjerë • Përmirësim permanent të kushteve për punë dhe studime në fakultet • Pajisje permanente e bibliotekës me titujt më të ri botërorë nga fusha e ekonomisë • Dhënia e përkrahjes profesionale dhe shkencore për organizatat e biznesit dhe administratës shtetërore të Republikë së Kosovës • Krijim i mundësive për udhëtime studimore të stafit akademik me qëllim të perfeksionimit të diturive në universitete me renome jashtë vendit • Organizimi i konferencave shkencore në të cilat do të diskutohen nga ana e ekspertëve të vendit dhe të huaj problemet kyçe me të cilat ballafaqohet ekonomia nacionale kosovare dhe gjetje e mënyrave për një përballim më të lehtë me të njëjtat Programet studimore të Fakultetit Ekonomik në Univerzitetin Dardania në Prishtinë i ndjekin ndryshimet dinamike të mjedisit ekonomik dhe janë të dizajnuara asisoji që ti bëjnë ballë nevojave për kompetenca, dituri dhe shkathtësi të reja të kuadrove të rinj. Fakulteti ekonomik pranë Univerzitetit Dardania organizon tre programe studimore edhe atë: Administrim Biznesi, Menaxhment dhe Informatikë dhe Banka, Financa dhe Kontabilitet. ADMINISTRIM BIZNESI PERSHKRIMI I DEPARTAMENTIT Diploma Bachelor ne administrim biznesi ofron njohuri te pergjithshme lidhur me çeshtjet kyqe te misionit te kompanise. Kjo nenkupton se studentet do te pajisen me njohuri bazike te administrimit te bizneseve, si dhe permes kurseve do te zhvillojne aftesit e tyre praktike. Njohurit bazike mbulojne lendet ne Menaxhim te operacioneve/logjistike, Shitje dhe Marketing dhe funksionet mbeshtetese te prezentuara siç jane: Organizata, Menaxhimi i Resurseve Humane, Financa dhe Kontabilitet, dhe Menaxhment te Pergjithshem. Perpos ketyre lendeve qe ofrojne njohuri te pergjithshme, mesohen edhe lendet per aftesi ndihmese siç jane: Ekonomia (mikro dhe makro), Metodat kuantitative (matematika dhe statistika); dhe Teknologji Informative. Lende shtese per zhvillimin e kompetencave ne organizimin personal dhe aftesi komunikimi jane: lendet ne prezentim/komunikim/pune ekipore (te ndara ose integruara ne lende tjera). Ne fund te ciklit të parë, aftësit sistematike deshmohen me temen e diplomes, punen praktike ose aktivitetet qe deshmojne aftesit per te zgjidhur problemet ne fusha te ndryshme biznesi. Rezultatet e Nxenies Te diplomuarit ne Administrim Biznesi do te jene ne gjendje te: • Perdorin dhe vleresojne mjete per analizimin e kompanise ne mjedise te saj • Njohin kercenimet dhe mundesit me te cilat perballet organizata ne mjedise vazhdimisht te ndryshueshem dhe global. • Kuptojne konceptet e biznesit ne lidhje me diversitetin e fuqise punetore dhe klienteve si dhe influencen e tyre ne biznes. • Vleresojne kualitetin e te dhenave kuantitative dhe kualitative • Punojne ne fushe specifike te kompanise, dhe te jene specialist deri ne nje mase • Argumentojne parimet qe duhet te perdoren ne gjetjen e zgjidhjes per problemin kryesisht ne nivel operacional dhe taktik • Pergatite marrjen e vendimit kryesisht ne nivelet operacionale dhe taktike Lista e profesioneve qe lidhet me te Diplomuarit ne Administrim Biznesi Kryesisht te diplomuarit ne ciklin e pare mund te mbajne pozita ne menaxhim te operacioneve/logjistike, shitje dhe marketing, menaxhim te resurseve humane, financa dhe kontabilitet, ne Teknologji Informative funksione te ndryshme te analisteve te llojeve te specializuara, zakonisht ne nivel te fillestareve.
|