|
FAKULTETI EKONOMIK PERSHKRIMI I FAKULTETIT Fakulteti ekonomik pranë Universitetit Dardania është themeluar me qëllim që t’i aftësojë studentët për një karrierë të sukseshme në rrethanat e reja të funksionimit të ekonomisë nacionale kosovare. Programi është dizajnuar asisoji që të mundësojë që studentët të pajisen jo vetëm me njohuritë teorike, por edhe me mënyra për implementim të të njëjtave.Fakulteti Ekonomik pranë universitetit Dardania synon që gjatë periudhës së ardhshme afatmesme: - Të bëhet një nga Fakultetet Ekonomike më të sukseshme të regjionit
- Programet e veta programore edhe më shumë t’ua afrojë nevojave të sektorit privat dhe publik si dhe ta përforcojë bashkëpunimin me të njëjtit;
- Ta përforcojë bashkëpunimin me universitete e renomuara evropiane dhe amerikane, por edhe me ato të regjionit;
- Të jep kontribut maksimal për integrimin ekonomik të vendit në strukturat ekonomike botërore
Fakulteti Ekonomik pranë universitetit Dardania ka disa qëllime kryesore që njëherit paraqesin edhe parime bazë të funksionimit të tij, si: - Përkushtimin e strukturave menaxhuese të fakultetit, stafit akademik dhe atij administrativ për të siguruar një proces arsimor që do të përmirësohet në kontinuitet
- Të krijojë programe studimore për studime të ciklit të parë dhe të dytë që në tërësi do të jenë kompatabile me programet e ofruara nga ana e fakulteteve me renome botërore
- Vendosja e bashkëpunimit afatgjatë me instituione të renomuara arsimore dhe shkencore të regjionit dhe më gjerë
- Përmirësim permanent të kushteve për punë dhe studime në fakultet
- Pajisje permanente e bibliotekës me titujt më të ri botërorë nga fusha e ekonomisë
- Dhënia e përkrahjes profesionale dhe shkencore për organizatat e biznesit dhe administratës shtetërore të Republikë së Kosovës
- Krijim i mundësive për udhëtime studimore të stafit akademik me qëllim të perfeksionimit të diturive në universitete me renome jashtë vendit
- Organizimi i konferencave shkencore në të cilat do të diskutohen nga ana e ekspertëve të vendit dhe të huaj problemet kyçe me të cilat ballafaqohet ekonomia nacionale kosovare dhe gjetje e mënyrave për një përballim më të lehtë me të njëjtat
Programet studimore të Fakultetit Ekonomik në Univerzitetin Dardania në Prishtinë i ndjekin ndryshimet dinamike të mjedisit ekonomik dhe janë të dizajnuara asisoji që ti bëjnë ballë nevojave për kompetenca, dituri dhe shkathtësi të reja të kuadrove të rinj.Fakulteti ekonomik pranë Univerzitetit Dardania organizon tre programe studimore edhe atë: Administrim Biznesi, Menaxhment dhe Informatikë dhe Banka, Financa dhe Kontabilitet. BANKA, FINANCA DHE KONTABILITETPERSHKRIMI I DEPARTAMENTIT Ky program ka per qellim te pergatise te diplomuarit per karriere ne sektorin bankar dhe te sherbimeve financiare – jo vetem ne funksionet bazike bankare apo dege te bankes, por gjithashtu edhe ne funksionet qendrore sic jane marketingu, sherbimet bankare per korporata dhe ne pjese tjera te sektorit financiar. Dituritë e fituara në suaza të drejtimit banka, financa dhe kontabilitet studentëve pasiqë të diplomojnë do t’u sjellin një varg të përfitimeve në kontekst të asaj se studentët do të kenë mundësinë që të punësohen dhe të dëshmohen si të suksesshëm në fushën e kontabilitetit e cila njëherit është ndër profesionet më mirë të paguara në botën e zhvilluar, si ekspertë financiare në institucionet shtetërore dhe private, si ekspertë në fushën e financave publike, si ekspertë financiar në organizatat e ndryshme të biznesit, si pjesëtarë të ekipeve menaxhuese të bankave në vend dhe kështu me rradhë.Përvoja tregon se profesionet e lartëpërmendura vlerësohen shumë lartë në shoqëritë bashkëkohore nga ana e punëdhënësve. Kjo do të thotë se edhe në rrethanat dhe kushtet aktuale të funksionimit të ekonomisë nacionale kosovare studentët e diplomuar në departamentit banka, financa dhe kontabilitet do ta kenë relativishtë lehtë të gjejnë punësim ose të fillojnë me organizimin e veprimtarisë së pavarur profesionale.Natyra multidisciplinare e programit gjithashtu ju ofron te diplomuarve baze solide per kariere ne kontabilitet ose menaxhment ne pergjithesi. Diploma dallohet per kombinimin e tri elementeve te ekonomise dhe teorise bankare, teorise financiare dhe edukimit ne kontabilitet dhe cmohet shume ne sektorin bankar dhe te sherbimeve financiare. Ky program ofron njohuri te gjere te koncepteve financiare, menaxheriale, ligjore dhe ekonomike dhe ju mundeson studenteve te fitojne njohuri te praktikave aktuale dhe problemeve te perfshira ne funksionet ditore te bankave bashkekohore, financa dhe menaxhment ne pergjithesi. Programi eshte i dizajnuar per studentet qe vijne nga drejtime te ndryshme pa pasur nevoje te kene trajnim paraprak ne ekonomi ose kontabilitet. Rezultatet e Nxënies Te diplomuarit në Banka, Financa dhe Kontabilitet do te jene ne gjendje te: - Identifikojne ceshtjet dhe problemet ne kontekst te kontabilitetit
- Aplikojne parimet e kontabilitetit per te zgjidhur problemet
- Aplikojne konceptet, teorite, dhe teknikat kuantitative qe perdoren ne financa te korporatave dhe investime
- Demonstrojne njohuri te proceseve bankare
- Kuptojne procesin e kredise duke perfshire kerkesat dhe kalkulimet e interesit per kredi komerciale dhe konsumuese
- Zgjidh probleme financiare praktike, duke perfshire edhe ato komplekse sic jane vleresimi dhe analizat e kredise.
Lista e profesioneve qe lidhet me te Diplomuarit ne Banka, Financa dhe Kontabilitet Sektori Bankar Kontabilitet PublikInstitucionet Financiare Kontabilitet te Korporatave Organizata Jo-Profitabile Qeveri
|