|
U nėnshkrua Memorandumi i Bashkėpunimit midis Universitetit tė Tiranės dhe Universitetit DARDANIA |
|
|
Pas bisedimeve dhe kontakteve disamuajshe, më 23.03.2007 u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit DARDANIA. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Prof. Dr. Shezai Rrokaj në emër të Universitetit të Tiranës, dhe rektori i Universitetit Dardania në emër të Universitetit Darda-nia.Bashkëpunimi ka të bëjë në shkëmbimin e stafit akademik, të studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, vendosjen e bashkëpunimit shkencor në fushat e interesave reciproke, ndihmën e përbashkët në rritjen e kualifikimeve shkencore të stafit akademik, shkëmbimin e eksperiencave të dyanshme në zhvillimin e metodave dhe kurrikulave mësimore, organizimin e simpoziumeve dhe konferencave dypalëshe, programet dhe projektet e përbashkëta kërkimore, dhe fusha të tjera me interes të dyanshëm.
Me këtë rast Presidenti i Universitetit Dardania z. Ismet Gashi, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ndjehet krenarë që sot Universiteti Dardania nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës, sepse përvojat pozitive të dy universiteteve shqiptare do të bëjnë më të lehtë hapin e arsimit shqip drejt proceseve integruese europiane të arsimit të lartë, sidomos tash kur duhet plotësuar kriteret dhe konditat që kërkohen nga Sistemi i Bolonjës. Poashtu z. Gashi theksoi se këto të arritura, siq është edhe kjo e sotshmja, janë meritë e përbashkët e studentëve, stafit akademik dhe atij menaxhues të Universitetit Dardania, dhe se sfidat që dalin para nesh me angazhimin e përbashkët do t’i tejkalojmë.
Për stafin akademik dhe studentët e Universitetit Dardania u mbajtën dy ligjerata. Në emër të Universitetit të Tiranës, rektori Prof. Dr. Shezai Rrokaj mbajti ligjeratën në temën “Roli i universiteteve shqiptare përballë sfidës së integrimit në Procesin e Bolonjës”. Kurse, në emër të Universitetit Dardania Akademik Esat Stavileci mbajti ligjeratën në temën “Arsimi i lartë shqip dhe sfidat e tij”. Nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy universiteteve e përshendeti edhe Këshilltari për Arsim i Ministrit të MASHT-it z. Avdullah Hoti.
Pas ceremonisė sė nėnshkrimit, pėr tė pranishmit u shtrua njė koktej rasti
|
|
Elementet e politikės monetare nė BE Vështrim në ligjeratën e Prof Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania (Lexo më shumë)
Zyra e Karrieres
Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit.
Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.
(Lexo më shumë)
|