Lajmėrimet:
Language: English
     
Hulumtimet Print E-mail

Në kuadër të Universitetit “Dardania” funksionon edhe Instituti për Kërkime Shkencore - Instituti për Studime Bashkëkohore. Ky institut ka organizuar me sukses një varg konferencash shkencore, tryeza të rrumbullakëta dhe debate shkencore me qëllim që t’i ndihmojë Kosovës dhe institucioneve të saja në momentet vendimtare për të ardhmen e statusit të saj përfundimtar. Ky Institut ka qenë një ndihmesë e madhe për institucionet, sepse në debatet dhe diskutimet që ka organizuar Instituti kanë kontribuar dhe kanë marrë pjesë me diskutimet, referatet dhe angazhimet edhe një numër i konsiderueshëm i figurave kyqe politike që kanë udhëhequr dhe udhëheqin institucionet e vendit. Të gjitha ligjëratat kryesore, raportet hulumtuese dhe prezantimet e dala nga këto aktivitete janë të botuara në revistën shkencore të Institutit me emrin “Dardania”.

Instituti për Kërkime Shkencore ka organizuar dhe organizon në vazhdimësi edhe debate të hapura të figurave të njohura nga jeta politike, diplomatike, ushtarake e shkencore, nga vendi dhe nga jashtë me studentët e Universitetit “Dardania”. Kështuqë, ky Institut ka organizuar debat me Presidentin e Kosovës Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, Komandantin e Task Force – Lindje, Gjeneralin amerikan Dagllas Erhart, Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë Ëim Peeters, Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Kryetarin e Komunës së Prishtinës Prof. Dr. Isa Mustafa dhe shumë  të tjerë.

Poashtu, punën dhe veprimtarinë e Institutit e ka begatuar edhe Qendra për Trajnime, e cila në vijimësi ka organizuar dhe organizon kurse për studentët nga fusha e informatikës, gjuhëve të huaja, matematika, statistika, kontabiliteti, ushtrime grupore sipas departamenteve. Qendra për Trajnime, poashtu, është në dispozicion të përgatitjes së maturantëve nga lëndë të ndryshme për jetën e ardhshme akademike që ata i pret gjatë studimeve.
 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)