|
Diskutimi Shkencor “E ardhmja e Kosovës - aspekte ekonomike, politike e juridike”.
Universiteti DARDANIA – Instituti për Studime Bashkëkohore më datë 29 prill 2005 organizoi Debatin “E ardhmja e Kosovës - aspekte ekonomike, politike e juridike”.dhe miratuan keto perfundime P E R F U N D I M E 1.Çështja e Kosovës përbën një nga problemet më të ndërlikuara në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë.Ky është vlerësim i përgjithshëm i pjesëmarrësve të Diskutimit Shkencor. 2.Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor konsiderojnë se për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për një Kosovë demokratike dhe të sigurt, për të bërë përparime të konsiderueshme në përmbushjen e standadeve për pavarësi të Kosovës,çështjet e zhvillimit ekonomik paraqiten të prioritetshme. Ata vlerësojnë se mungesa e statusit të Kosovës ka bllokuar shumë procese të rëndësishme ekonomiko-shoqërore, që nga ato të privatizimit e të përcaktimit të pronës e deri tek funksionalizimi i shtetbërjes.Pjesëmarrësit theksuan se Kosovës i mungojnë politikat e zhvillimit dhe, për pasojë, ritmi i jetës ekonomike është shumë i ngadalshëm, mungojnë reformat demokratike ekonomike dhe politike.
3.Standardet për Kosovën u shqyrtuan nga këndvështrime të ndryshme. U shpreh mendimi se ato duhet të ndërlidhen, jo me hapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës, po me anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtarë. 4.Pjesëmarërsit e Diskutimit Shkencor theksojnë bazën solide natyrore dhe të resurseve humane me strukturë të volitshme dhe të fuqishme për zhvillimin ekonomik të territorit të Kosovës. 5.Preokupim i veçantë i pjesëmarrësve të Diskutimit Shkencor qe statusi i Kosovës.Pjesëmarrësit theksuan se edhe pas kalimit të gjashtë vjetëve të administrimit ndërkombëtar në Kosovë,statusi politik i saj mbetet i papërkufizuar. Duke konsideruar Kosovën, si pjesën e vetme të pasovranizuar të Ballkanit,ata mbylljen e procesit të pashmangshëm të shtetformimit të Kosovës, e shohin përmes njohjes së të drejtës së Kosovës për vetëvendosje,e jo përmes negociatave bilaterale statusore-politike, të gjata, të mundimshme dhe të pasigurta. 6.Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor konfliktin shqiptaro-serb e konsiderojnë si konflikt për territore.Duke bërë fjalë për vështirësitë që bartë më vete zgjidhja e konflikteve etnike për territore,vëmendjen e përqëndruan në logjikën e konflikteve etnike për territore. 7.Duke e vështruar varfërinë si fenomen aktual në tërë botën,pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor theksojnë ballafaqimin e shoqërisë kosovare me dukurinë e varfërisë,e cila,mjerisht,sa vjen e theksohet. Varfëria në Kosovë ka një karakter shumëdimensional,me përfshirje të gjerë të popullatës. 8.Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor u fokusuan edhe në procesin e shtetndërtimit në Kosovë,në progresin e arritur dhe në sfidat me të cilat ballafaqohet ai. 9.Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor u rekomanduan institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë që të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët në një strategji dalëse nga gjendja e krijuar dhe të përshpejtojnë udhën institucionale të implementimit të vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi.Përndryshe,ata u deklaruan se çdo vendim tjetër, i cili nuk do të merrte në konsiderim vullnetin e popullit, nuk do të përbënte zgjidhje të çështjes së Kosovës dhe do të linte të hapur një vatër krize në rajon e më gjerë,duke e përforcuar, në këtë mënyrë bindjen e tyre, se zgjidhja e drejtë e çështjes së Kosovës paraqitet si një faktor shumë i rëndësishëm për paqen në rajon dhe me gjerë.
|