Lajmėrimet:
Language: English
     
Debati Shkencor 2006 Print E-mail
Universiteti DARDANIA – Instituti për Studime Bashkëkohore më datë 28 prill 2006 organizoi Debatin Shkencor KOSOVA PAS STATUSIT. Në mbyllje të Debatit Shkencor, Grupi Punues në përbërje prej:
 
Akademik Esat STAVILECI
Prof. Dr. Haki DEMOLLI
Prof. Dr. Isa MUSTAFA
Prof. Dr. Enver HASANI
Prof. Dr. Nagip SKENDERI
 
miratuan këto:
 
P  Ë  R  F  U  N  D  I  M  E
 
1.    Në Debatin Shkencor u shtruan shumë çështje dhe u diskutuan shumë probleme në rrafshin politik, ekonomik dhe juridik e të tjerë, me të cilat do të ballafaqohet Kosova pas statusit.
2.    Në Debatin Shkencor u ngrit shqetësimi se Kosova pas statusit mund të përballet me vetë statusin dhe implementimin e tij, po qe se ai nuk do të qartësohej dhe përkufizohej drejt që, për pasojë do të mund të vështirësohej funksionaliteti i shtetit, në mënyrë të veçantë po qe se do të pamundësohej shtrirja e tij në gjithë territorin e Kosovës dhe po qe se Kosova do të privohej nga të qenët shtet i njohur ndërkombëtar me ulëse në OKB.
3.    Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor shprehen mendimin mbi nevojën e pranisë ushtarake në Kosovë dhe mbi ndihmën që duhet t’i ofrohet asaj nga BE, duke tërhequr vërejtjen që misioni i tij të mos cungojë kompetencat e institucioneve në Kosovën e pavarur, por të kundërten, që të fuqizojë pozicionin e Kosovës si subjekt i njohur ndërkombëtarisht, me mundësinë e krijimit dhe kultivimit të marrëdhënieve të saj me jashtë; që të mbështes krijimin e shtetit demokratik, të shtetit të së drejtës dhe parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke afirmuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe përforcuar sigurinë e mbrojtjen në Kosovë, fusha këto që përfundimisht duhet të barten në duar të institucioneve të Kosovës, po qe se mëtohet që ajo vërtetë të jetë një shtet me të gjitha atributet e tij, përfshirë këtu sovranitetin si themel dhe shpirt i tij.
4.    Përcaktimi i një vizioni afatgjatë të zhvillimit ekonomik e social u shtrua si ndër sfidat kryesore në Kosovën e pas statusit. Mbi këtë bazë, u gjykua se Kosova duhet të kristalizojë një model të zhvillimit ekonomik të përshtatshëm për kushtet dhe rrethanat konkrete, në mënyrë që të ofrojë garanci për investime ekonomike në Kosovë.
5.    Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor u angazhuan për parimet e zhvillimit të qendrueshëm, në mënyrë që në Kosovë të kalohet nga “ekonomia e ndihmave” në “ekonomi substanciale të qendrueshme”.
6.    Në Debatin Shkencor u shtruan edhe aspekte tjera të zhvillimit të shoqërisë së Kosovës në periudhën e pas statusit, si çështjet e arsimit të lartë, të vlerave kulturore dhe të tolerancës ndërfetare.
7.    Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor theksuan se ndërtimi is ë ardhmes së Kosovës mund të bëhet vetëm mbi zgjidhjet që burojnë nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë, duke fuqizuar qëndrimin nga Debati Shkencor i mbajtur më 29 prill 2005 se pavarësia e plotë me sovranitetin e plotë është e vetmja zgjidhje e drejtë për Kosovën, mbi parimin e vetëvendosjes së popullit të saj.
8.    Organizatori i Debatit Shkencor merr përsipër që gjithë materialin ta botojë në revistën e vet shkencore DARDANIA të cilën bashkë me këto përfundime t’u adresojë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
 
 
Prishtinë, 28 prill 2006              
 
 
Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor KOSOVA PAS STATUSIT

 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)