Lajmėrimet:
Language: English
     
Print E-mail
MEMORANDUMI I BASHKĖPUNIMIT NĖ MES UNIVERSITETI DARDANIA DHE UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI”

Universiteti DARDANIA nė vazhdėn e sukseseve tė tij nė arenėn rajonale dhe mė gjerė, me qėllim tė pėrshtatjes me synimet e pėrbashkėta pėr tė zhvilluar miqėsinė, besimin dhe bashkėpunimin me qėllimet e pėrbashkėta nė fushėn e arsimit dhe kėrkimit shkencor, vendosi urat e bashkėpunimit me Universitetin “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit.

Memorandumi i Bashkėpunimit nė emėr tė Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasanit u nėnshkrua nga rektori Prof. Dr. Jani Dode, dhe rektorit tė Universitetit DARDANIA

Bashkėpunimi ndėruniversitarė me kėtė universitet ka tė bėjė me:

- kontributin e pėrbashkėt nė rritjen dhe garantimin e cilėsisė nė arsimin e lartė;

- krijimin e klimės sė favorshme pėr ngritjen e cilėsisė nė punėn akademike;

- shkėmbimin e profesorėve dhe studentėve nė funksion tė avancimit tė shkollimit nė trevat e banuara me popullatė shqiptare, e nė pėrputhje me Kartėn e Bolonjės, pėr tė gjitha nivelet e shkollimit universitarė dhe pasuniversitarė;

- identifikimin dhe respektimin e vlerave tė ndėrsjella;

- shkėmbimin e bibliotekave, revistave shkencore, monografive, librave dhe botimeve periodike, si dhe punimeve shkencore tė pedagogėve midis universiteteve;

- shkėmbimin e informacionit mbi veprimtarinė shkencore (sesione, konferenca, simpoziume e veprimtari tė tjera duke garantuar pjesėmarrjen e ndėrsjellėt nė kėto veprimtari);

- njohjen e krediteve tė fituara nga studentėt nė lėvizjen horizontale dhe vertikale, si dhe diplomat pėr shkollimin e mėtejshėm, vetėm pas ekuivalentimit tė programeve studimore;

- bashkėpunimin nė projekte me interes tė pėrbashkėt kėrkimor studiues, si dhe nė zhvillimin e kurrikulave etj.
 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)