Lajmėrimet:
Language: English
     
MA PSIKOLOGJI BIZNESI Print E-mail

MASTER - PSIKOLOGJI BIZNESI
PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT

Studimet Master në Psikologji Biznesi kanë për qëllim përgatitjen e kandidatit pët të marrë titullin Master në Psikologji Biznesi. Ky program zgjat katër (4) semestra dhe brenda tij janë harmonizuar lëndët obliguese që ofrojnë njohuri me fokus të ngushtë në psikologji  biznesi, siç janë: motivacioni, fuqia dhe udhëheqja, këshillimi për karrierë, psikologjia e sjelljes ekonomike, etika në biznes dhe sjellja organizative, menaxhimi i burimeve njerëzore, metodologjia e hulumtimit shkencor. Në anën tjetër studentët do të kenë mundësinë të vijojnë edhe lëndë të natyrës zgjedhore të fushës më specifike siç janë: psikologjia e komunikimit, puna dhe stresi, psikologjia e marketingut, gjuhë angleze e terminologjisë në fushën e psikologjisë.
Në semestrin e katërt studentët do të kenë një punim hulumtues teorik, një punim hulumtues empirik dhe punimin për mbrojtjen e temës së Master- it.
Pas kompletimit të studimeve Master në Psikologji Biznesi studentët pritet te kenë këto njohuri, shkathtësi dhe vlera:
• Të zotëroje njohuri në fushën e psikologji  biznesi duke u fokusuar në hulumtimet e fushës përkatëse.
• Të njohë modelet e udhëheqjes brenda organizatës.
• Të përfitojë njohuri rreth menaxhimit të burimeve njerëzore.
• Të zotërojë shkathtësi mbi zhvillimin e personelit brenda organizatës.
• Të aplikojë hulumtime brenda organizatës në fushën: e menaxhimit te burimeve njerëzore, të kënaqësise së punonjësve, kënaqësisë së konsumatorëve të organizatave përkatësë.
• Të përpilojë modele të menaxhimit të burimeve njerëzore brenda organizatës përkatëse.
• Të jetë fleksibil dhe efikas ne komunikim në mënyrë të zgjidhjes efektive problemeve të paraqitura brenda organizatës.
Kohëzgjatja dhe vëllimi i studimeve në departamentin Psikologji Biznesi më së miri mundet të vërehet nga tabelat e paraqitura në vijim.

 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)