Lajmėrimet:
Language: English
     
MA PENALO JURIDIK Print E-mail

MASTER - PENALO JURIDIK 
PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT

Njeriu është qënie shoqërore. Jeta e përbashkët, pa dyshim, kërkon asi organizimi të shoqërisë, ku individi do të gëzonte dhe do të realizonte të drejta të caktuara. Organizimi i jetës shoqërore dhe veprimi në kuadër të saj gjithashtu nënkupton edhe disa obligime dhe kufizime për individin. Në anën tjetër, në shoqëri të organizuar, sidomos në shoqëritë të organizuara në shtet, edhe shteti si entitet merr përsipër autorizime, të cilat ngërthejnë në vete të drejta dhe obligime të caktuara. S’ka dyshim se të gjitha raportet që kanë të bëjnë me organizimin e jetës shoqërore duhet të rregullohen me dispozita ligjore dhe të funksionojnë sipas tyre. Nëpërmjet rregullimit juridik të raporteve shoqërore dhe zbatimit të përpikët të tyre në praktikë realizohet sundimi i ligjit.
Shteti, në kuadër të rregullimit juridik të marrëdhënieve shoqërore, rregullon edhe fushën penalo juridike duke përcaktuar se cilat veprime të individve konsiderohen jo të lejuara dhe ato i inkriminon si vepra penale. Mëtutje, përcakton formen-procedurën nëpërmjet të cilës organet shtetërore zhvillojnë aktivitet të caktuar, nëpërmjet të të cilit me vendim gjyqësor (aktgjykim) deklarohen nëse i pandehuri ka kryer veprën penale, nëse ai ka përgjegjësi penale, dhe nëse duhet shqiptuar sanksionin penal. Më në fund, për rastet kur të pandehurit i është shqiptuar saksioni penal, është rregulluar edhe mënyra e ekzekutimit të sanksioneve penale. Gjithë kjo veprimtari e domosdoshme e organeve shtetërore (legjislative, gjyqësore dhe të atyre penitensiare) nënkupton reagimin e shtetit ndaj kriminalitetit si dukuri shoqërore negative, të dëmshme dhe të rrezikshme.
Studentët e Fakultetit juridik, gjatë studimeve bachelor, fitojnë njohuri themelore për kriminalitetin, për masat që i ndërmerr shteti dhe për mënyren e reagimit të organeve shtetërore ndaj kryerësve të veprave penale.
Është fakt i pamohueshëm se studentët të cilët do të punonin në organet e judikatures (prokurori, avokaturë, gjyqësi dhe në polici) gjatë studimeve në Fakultetin Juridike  duhet të fitonë njohuri të thelluara nga fusha të ndryshme juridike. Studimet e thelluara në Programin Master në drejtimin Penal juridik synojnë t’i ofrojnë studentit njohuri dhe përgatitje solide në një nivel profesional më të avansuar.


Kohëzgjatja dhe vëllimi i studimeve në departamentin Penalo Juridik më së miri mundet të vërehet nga tabelat e paraqitura në vijim.

 

 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)