Lajmėrimet:
Language: English
     
MA MENAXHMENT DHE INFORMATIKE Print E-mail

MASTER - MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT

Objektivi themelorë i programit të masterit është të formojë specialistë në fushën e menaxhimit dhe informatikes.
Programi do të fokusohet në:
 Ngritjen e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor;
• Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
• Arsimimin e menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionit me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
• Krijimin e menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Mësimi ju mundëson studentëve zhvillimin dhe prezantimin e njohurive, kualitetin dhe format tjera në sferat e poshtëshënuar.
Struktura e programit master siguron një arsimim solid nga fusha e administrimit te biznesit, duke i pajisur studentet me njohuri të nevojshme për identifikimin e problemeve në shumë fusha te menaxhimit informatike, për teori dhe politika zhvillimore adekuate, për rolin shumëdimensional të NVM, për të përdorur instrumente adekuate, metoda dhe mjete të analizes për të zgjedhur problemet lidhur me zhvillimin e NVM. Masteri i përgadtit studentet për punë ekipore, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në shumë fusha të biznesit. Prandaj, si i tillë ky program përkon me aspiratat dhe karieren profesionale dhe shkencore të kandidatëve.
Studentet do te fitojne njohuri nga:
1. Sfera e administrimit të biznesit, menaxhimit, marketingut, financat etj.
2. Aftësimi dhe kompetencat për administrimin dhe per shfrytëzimin maksimal të resurseve për fitimin e njohurive.
3. Planifikimi i zbatimit të politikave të reja nga sera e biznesit, të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe për shoqërinë.
4. Përgatitja për angazhim aktiv në projekte udhëheqëse shkencoro-hulumtuese.
5. Kurikula interdisiplinare i furnizon studentët me njohuri të gjera nga sfera e menaxhimit dhe ndikimi i tij në shoqërinë globale. Është fokusuar në ekonomiksin, sjelljen e njeriut, organizatat, kontabilitetin, aftësitë komunikuese, operacionet, marketingun, financat, sistemet informative të menaxhmentit dhe ndikimi i tyre në vendosjen menaxheriale.  
6. MA është orientuar në zbatim praktik të mjeteve të tilla, teknikat dhe konceptet, ligjëratat tradicionale dhe interaktive, seminare të udhëhequra nga tutorë dhe ekspertë profesional, studim i pavarur, puna praktika dhe ndërmarrja, ligjërues të jashtëm-përfaqësues të ekipeve menaxheriale dhe ndërmarrjeve të mëdha dhe të ngjashme.  
Vlerësimi

Në kuadër të programit të lëndëve, vlerësimi realizohet përmes këtyre komponentëve: 

• Pjesëmarrja në ligjërata;
• Konsultimet;
• Punimet e seminarit;
• Provimi përfundimtar;
• Puna në terren;
• Projektet e realizuara etj.

 


Kohëzgjatja dhe vëllimi i studimeve në departamentin Menaxhment dhe informatikë më së miri mundet të vërehet nga tabelat e paraqitura në vijim.

 

Revista e Universitetit

Elementet e politikės monetare nė BE

imageVështrim në ligjeratën e Prof  Dr.Jacques Aben nga Universiteti i Montpelliees–France, e mbajtur në Unive- rsitetin Dardania

(Lexo më shumë)

Zyra e Karrieres


Nė kuadėr tė Univeristetit Dardania funksionon Zyra e karrierės si sektor i veqantė i qendrės sė shėrbimeve tė studentėve tė Universitetit. Zyra e karrierės funksionon ngushtė me zyren pėr qėshtje studentore.

(Lexo më shumë)