|
MASTER - ADMINISTRIM PUBLIK PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT Objektivi themelorë i programit të masterit është të formojë specialistë në fushën e administrates publike. Studentët do të sigurojnë njohuri teorike, hulumtuese dhe shkathtësi në menaxhimin e administratës publike. Programi do të fokusohet në: Sigurimin e njohurive teorike dhe praktike për studentë mbi administrimin dhe udhëheqjen e administratës publike dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor te administrimit publik, aplikimin e raporteve interaktive të qytetarëve dhe administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike duke shfrytëzuar teknologjinë informative në kuadër të modeleve dhe të përvojes botërore dhe evropiane në zbatimin e administratës elektronike (e-administrates); • Aftësimin dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: të qeverisjes në adminsitare publike, të zbatimit të teknologjisë informative në administratën publike dhe lokale etj; • Arsimimin e menaxherëve me kualifikim të lartë dhe të profesionit të administrimit publike për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri; • Krijimin e menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron administrata publike në shekullin 21. Mësimi ju mundëson studentëve zhvillimin dhe prezantimin e njohurive, kualitetin dhe format tjera në sferat e poshtëshënuar Struktura e programit master mbi administratën publike siguron një arsimim solid në njohjen e koncepteve teorike mbi administratën publike, mbi shkencën e administratës publike, organizimin shkencor të qeverisjes, baza ligjore mbi administratën publike, llojet dhe format e organeve publike, menaxhmenti i admistratës publike, organizimin burokratik, metodat shkencore mbi studimin e administratës publike, teknologjitë informative në administratë publike, qeverisja elektronike (e-qeverisja) etj. Masteri i përgadtit studentët për punë ekipore, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në shumë fusha të administratës publike. Prandaj, si i tillë ky program përkon me aspiratat dhe karierën profesionale dhe shkencore të kandidatëve. Studentët do të fitojnë njohuri nga: 1. Sfera e administrimit publik, menaxhimit, financat etj. 2. Aftësimi dhe kompetencat për administrimin dhe për shfrytëzimin maksimal të resurseve për fitimin e njohurive. 3. Planifikimi i zbatimit të politikave të reja në kuadër të administratës publike, të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe për shoqërinë. 4. Përgatitja për angazhim aktiv në projekte udhëheqëse shkencoro-hulumtuese. 5. Kurikula interdisiplinare i furnizon studentët me njohuri të gjera nga sfera e menaxhimit dhe ndikimi i tij në shoqërinë globale. Është fokusuar në administratën publike, sjelljen e njeriut, organizatat publike, aftësitë komunikuese, operacionet, financat, sistemet informative të menaxhmentit dhe ndikimi i tyre në vendosjen menaxheriale në administratën publike. 6. MA është orientuar në zbatim praktik të mjeteve të tilla, teknikat dhe konceptet, ligjëratat tradicionale dhe interaktive, seminare të udhëhequra nga tutorë dhe ekspertë profesional, studim i pavarur, puna praktike në administratë publike, ligjërues të jashtëm-përfaqësues të ekipeve menaxheriale të ndërmarrjeve publike nga vendi dhe shtetet tjera. Vlerësimi Në kuadër të programit të lëndëve, vlerësimi realizohet përmes këtyre komponentëve: • Pjesëmarrja në ligjërata; • Konsultimet; • Punimet e seminarit; • Provimi përfundimtar; • Puna në terren; • Projektet e realizuara etj. Kohëzgjatja dhe vëllimi i studimeve në departamentin Administrim publik më së miri mundet të vërehet nga tabelat e paraqitura në vijim.
|