|
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE DHE ADMINISTRIMIT PUBLIK PËRSHKRIMI I FAKULTETIT Fakulteti i Shkencave politike dhe administrimit publik i është dedikuar edukimit të një gjenerate të re të nënpunësve publikë në nivel të lartë. Studentët tanë gjatë tri viteve të studimit do të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe hulumtuese si dhe do të fitojnë eksperiencë në menaxhim, analizë të politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Të diplomuarit tanë janë të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e politikave, menaxhimin e burimeve njerëzore në organizata publike, private dhe jofitimprurëse. Ky fakultet ka për qëllim: • Të kontribuojë në rritjen e aftësive komunikuese dhe hulumtuese për t’u pajisur me ekpertiza të reja në fushën e menaxhmentit, analizës politike, ekonmike dhe aplikimit të metodave kuantitative. • Të ofrojë një sërë modulesh që ngërthejnë bazat e njohurive për përafrim me profesionet që janë ose jo të lidhura me fushën e administratës publike. • Të krijojë kuadër të aftë, i cili do të ndihmojë në udhëheqje me insititucionet administrative private dhe publike, si kuadër që është aftë profesionalisht dhe kompetent për të marrë pjesë në proceset integruese në vendin tonë për hyrje në Union Europian. • Arritjen e aftësive hulumtuese dhe përvoja në menaxhment, analiza e politikës publike, metodat kuantitative, menaxhmenti me resurset njerëzore me organizata private dhe jofitimprurëse. • Të krijohet gjenerata e re e administratorëve që do t’u përgigjen sfidave të shoqërisë bashkëkohore • Të aftësohet kuadri për komunikim me qarqet shkencore. Synim i departamentit Administrimi publik është ti përgatit studentët për të punuar në sektorin publik të Republikës së Kosovës, pra në administratën shtetërore, institucionet publike që veprojnë në fushën e shëndetësisë, institucionet publike që veprojnë në fushën e arsimit,organet e vetëadministrimit lokal, organizatat e ndryshme joqeveritare dhe kështu me rradhë. ADMINISTRIMI PUBLIK PËRSHKRIMI I DEPARTAMENTIT Ky program ka për qëllim përgatitjen e zyrtarëve të ardhshëm të administratës dhe institucioneve publike të Kosovës, të cilët respektojnë vlerat demokratike të një administrate publike efikase dhe të pa anshme. Ky program ka për qëllim aftësimin profesional të studentëve ne nivelin e administratorëve publik duke u dhënë njohuri të parimeve të administrimit publik, të politikave publike, si dhe të shkathtësi të nevojshme për një udhëheqje të suksesshme dhe moderne të tyre. Studentët e këtij departamenti do të aftësohen me njohuri teorike të administrimit publik, dhe do të përvetësojnë, po ashtu, shkathtësi praktike të cilat do t’u mundësojnë që njohuritë e përvetësuara teorike t’i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat ballafaqohet fusha e administrimit publik. Pjesa teorike e këtij programi ofron njohuri dhe aftësi për të bërë gjykime dhe vlerësime analitike të situatave dhe rrethanave të mjedisit administrativ. Ndërkaq, pjesa praktike e tij ofron shkathtësi për t’i adresuar dhe trajtuar manifestimet konkrete të këtyre dukurive. Rezultatet e Nxënies Të diplomuarit e Departamentit të Administrimit Publik do të jenë në gjendje të: • Punësohen në sektorin administrativ, në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore, • Tregojnë njohuri dhe aftësi analitike gjatë zgjidhjes së problemeve administrative, • Zbërthejnë problemet në një mënyrë që e lehtëson zgjidhjen e tyre, • Zbatojnë njohuritë e fituara edhe në pjesëmarrjen në administrimin e sektorëve të tjerë, si, kulturë, afarizëm, etj. Lista e institucioneve në të cilat administratorët publik janë të dëshirueshëm: • Administrata publike, • Institucionet shtetërore, • Administrimi në sektorin privat, • Administrimi dhe udhëheqja në fusha të shumta të tjera.
|